Pas 70 ditësh në terapi intensive Ajna e ka fituar betejën me jetën falë përkujdesjes së stafit të mjekëve dhe infermierëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vlerëson punën e bërë nga stafi mjekësor i këtij materniteti.

“Ajna e vogël ka ardhur në jetë 28 javëshe dhe peshonte vetëm 900 gramë. Pas 70 ditësh në terapi intensive, Ajna e ka fituar betejën e jetës, falë kujdesit shembullor të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë””, shprehet Manastirliu.

Familja e re përfiton menjëherë çekun e bebes, politika sociale e qeverisë për të mbështetur nënat me foshnjat e sapolindura.