Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve që u rrëmbyen nga forcat serbe disa javë më parë.

 

Nëpërmjet një postimi i në rrjetet sociale, Kurti konfirmon lirimin e policëve, teksa thskon se rrëmbimi  i tyre ishte një shkelje e rëndë e të Drejtave të Njeriut.

 

Më tej, kryeministri i Kosovës, kërkon që autoritetet serbe të mbajnë përgjiegjëse për aktin, që Kurti e cilëson agresion nga Serbia.

 

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan ai.