Adoleshenti Suleman Davvood, i cili vdiq në nëndetësen Titan javën e kaluar, mori Kubin e tij Rubik me vete sepse donte të thyente një rekord botëror, ka thënë nëna e tij për BBC. 19-vjeçari kishte aplikuar në librin e rekordeve Guinness dhe babai i tij, Shahzada, i cili gjithashtu vdiq në nëndetësen, kishte sjellë një aparat fotografik për të kapur momentin.

 

Nëna e 19-vjeçarit dhe vajza e saj ishin në bordin e anijes mbështetëse të nëndetëses, kur u njoftua se komunikimi me Titanin kishte humbur.

“Unë nuk e kuptova në atë moment se çfarë do të thoshte, por më pas ata u zhdukën”, tha ajo në intervistën e saj të parë.

 

Sipas BBC, zonja Davvood tha se kishte planifikuar të shkonte me të shoqin për të parë rrënojat e Titanikut, por udhëtimi u anulua për shkak të pandemisë Covid. Më pas ajo u tërhoq nga ideja dhe la djalin e saj saj i cili kishte dëshirë të madhe të shikonte rrënojat e Titanikut.

 

Suleman dhe babai i tij Shahzada Davvood, një nga familjet më të pasura të Pakistanit, bashkë me tre persona të tjerë vdiqën në bordin e nëndetëses Titan, Stockton Rush, CEO 61-vjeçar i OceanGate që zotëronte Titan, biznesmeni britanik Hamish Harding, 58 vjeç dhe Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeç, dhe një ish-zhytës i marinës franceze dhe eksplorues i njohur.

 

Duke folur për djalin e saj, zonja Dawood tha se Sulejmani e donte aq shumë Kubin e Rubikut, saqë e mbante me vete kudo, duke mahnitur shikuesit duke zgjidhur enigmën komplekse në 12 sekonda.

 

“Ai tha: "Unë do të zgjidh Kubin e Rubikut 3700 metra nën det në Titanikun". Suleman ishte student në Universitetin e Strathclyde në Glasgoë, në MB.

 

“Isha vërtet e lumtur për ta, sepse të dy ata donin ta bënin këtë për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.

 

E pyetur se cilat ishin fjalët e fundit të familjes për njëri-tjetrin, ajo tha për BBC se “thjesht u përqafuam dhe bënim shaka sepse Sazada ishte aq i emocionuar për zhytjen, sa po sillej si një fëmijë i vogël. Ata të dy ishin kaq të emocionuar”.

 

Djali i saj nuk shkonte askund pa Kubin e tij të Rubikut – të cilin e mësoi vetë ta zgjidhte në vetëm 12 sekonda.

 

“Sulejmani ndërtoi një Titanik nga 10,000 lego. Ai aplikoi për rekordin botëror sepse donte të zgjidhte kubin e Rubikut në pikën më të thellë. Dhe ndërsa kërkesa e tij u refuzua, ata ende planifikonin të filmonin përpjekjen me Sulemanin duke thënë se “do të zgjidhte kubin e Rubikut 3700 metra nën det, në Titanikun.”