Hamami, banjoja tradicionale turke e Sulltaneshës Hürrem, gruas së Sulejmanit të Madhërishëm, daton që nga shekulli i 16-të dhe është një ndërthurje e përsosur e arkitekturës, estetikës dhe relaksimit të Lindjes së Mesme.

 

Hamami, i cili u ndërtua nga Mimar Sinani me kërkesë të sulltaneshës, vizitohet çdo vit nga rreth 40 mijë turistë.

 

Hamami u ndërtua në vitin 1556 midis Xhamisë së Kaltër dhe Xhamisë Ajasofja. Ajo ka ruajtur formën e saj origjinale për 467 vjet.

 

Një nga thesaret e çmuara të Istanbulit - hamami tërheq një numër të madh turistësh, kryesisht të huaj, dhe dashamirës të historisë dhe kulturës.

 

Banjoja, e cila u përdor në mënyrë aktive deri në vitin 1910 më pas për shumë vite shërbeu si një burg dhe si depo për letra dhe vaj.

 

Ajo në vitin 2008 u kthye në funksionin e vërtetë origjinal.

 

Rreth 1.300 metra katrorë mermer janë përdorur në banjën, e cila u restaurua nga Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Kocaelit.

 

Hamami ka hapësirat e ndara për meshkuj dhe femra, gjegjësisht ka një hapësirë ​​për privatësi ndërsa shumica e vizitorëve janë gra./AA