Një 37-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa e saj në fshatin Peshtan Bregas të Fierit. Vajza është larguar dy ditë më parë, ndërkohë që i ati i saj ka bërë denoncim në polici.

 

Njoftimi i Policisë Fier

 

Në komisariatin e Policisë Fier, shtetasi Sh. H., 69 vjeç, banues në Peshtan Bregas,  ka bërë denoncim se në datë 24.06.2023 është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja S. H., 37 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 37-vjeçares.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.