Tensionohet situata. Banorët e Bërxullës kanë tentuar të hyjnë në zyrat e Hipotekës, por janë për përballur me forca policie.
Banorët kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar. Gjatë protestës së sotme ata janë shprehur se brenda në zyrat e Hipotekës ndodhen hajdutët e qytetarëve.
“I kanë bërë zyrat si bunkerë. Mbroni kriminelët”, ka thënë një banor.
Gjithashtu banorët kanë theksuar se ligji nuk funksionon për hajdutët dhe sekserët.
“Ne jemi në qiell të hapur, nga minuta në minutë mund të dalim m çadra. Punimet vazhdojmë, por projekt nuk ka. Duhet të bëhemi Dallëndyshe si zonja Bici se nuk kemi ku të kalojmë. Duhet të fluturojmë që të kalojmë në anën tjetër. Nuk na japin përgjigje as Kryeministria, as Ministria dhe kemi ngelur në qiell të hapur. Kërkojmë vetëm të zbatohet ligji dhe asnjë më tepër”, tha një protestues.