40-vjeçarja Alma Kaçi ka pranuar në Gjykatën e Posaçme se ka pasur lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

 

Ajo u shpreh se kur ka shkuar herën e parë në takim me të, Gjici e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa në takimin e dytë ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e saj, por ka vendosur ta filmojë.

 

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai me ngacmoi seksualisht, në takim e dytë mardhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, mësohet të jetë shprehur Kaçi.

 

Hetimet për Gjicin dhe Alma K.,  nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku të dy shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e zyrës së kryebashkiakut të Kukësit.

 

Pas aktit seksual, ata shfaqeshin në video teksa diskutonin për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës.