Një 40-vjeçar është gjobitur me 20 mijë lekë të rinj, për shkak se kreu manovër të rrezikshme me motorr, në autostradë, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

 

Uniformat blu kanë reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një drejtues motomjeti duke kryer manovra të rrezikshme në autostradë.

 

Sipas informacioneve zyrtare është bërë i mundur arrestimi i tij, i cili identifikuar si shtetasi D.Sh. 40 vjeç.

 

“Kreu manovër të rrezikshme me motomjet, në autostradë, rrezikoi veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, si dhe e postoi videon e manovrës në rrjete sociale, ndëshkohet me masë administrative 20 000 lekë të rinj, 40-vjeçari.

 

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues motomjeti, duke kryer një manovër të rrezikshme për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, në aksin rrugor “Fushë Milot – Thumanë”, u bë identifikimi i shtetasit D. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndëshkimi i tij me masë administrative 20 000 lekë të rinj, për shkelje të pikave 2 dhe 3, të nenit 139 të Kodit Rrugor” tha policia.