Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e sotme, ku do të pritet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Kuvendi ka bërë me dije se sot do të zhvillohet një seancë e posaçme në orën 13:45, në të cilën do të mbajë fjalën përshëndetëse zyrtari austriak.
Agjenda e plotë:
Ora 12:00-12:45
Takimi i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, me Presidentin Sobotka, në Kryesinë e Kuvendit.
Ora 12:50-13:20
Bashkëbisedimi i Kryetares Nikolla dhe Presidentit Sobotka me një grup fëmijësh në Punishten e Demokracisë së Kuvendit.
Ora 13:45
Sobotka do të mbajë fjalën përshëndetëse në seancën e posaçme të Kuvendit të Shqipërisë.