Ndërhyrja e 16-vjeçares Maria, e cila shpëtoi djalin e vogël nga mbytja, rezultoi vendimtare për jetën e tij mbrëmjen e së shtunës.
Sipas organizatës KIDS SAVE JIVES, ngjarja ka ndodhur në Pefkohori të Halkidikit Greqi, ku një vajzë 16-vjeçare, ka shpëtuar djalin 10-vjeçar në një restorant.
Maria Lazaridou, nuk është vetëm e trajnuar, por edhe instruktore për shpëtim.
Siç thuhet në postimin e organizatës, shpëtimi i fëmijës së vogël është bërë i mundur me goditje në shpinë dhe shtytje barku (manovër heimlich), të cilat kanë bërë që kastraveci të dalë jashtë.
Në të njëjtin postim, thuhet se mbytja e 10-vjeçarit u shkaktua nga tre copa kastravec.
“Maria e di shumë mirë se si të reagojë ndaj situatave të tilla emergjente në 7 vitet e fundit”, thuhet në postimin e organizatës “KIDS SAVE JIVES”.
Kur u pyet nga mediat greke nëse ishte emocionale apo e ftohtë gjatë shpëtimit të 10-vjeçarit, ajo tha se njohuritë e saj e ndihmojnë të ruajë qetësinë.