Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit në komunën e Mitrovicës së Veriut.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti i ka bërë një thirrje Serbisë të ndalë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.

 

Sipas tij, si pasojë e sulmit në komunë për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, por mund të kishte shumë të tillë.

 

Ndër të tjera ai bën me dije se ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut u sulmua me 2 granata dore.

 

“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar ai.

 

Kujtojmë se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është sulmuar me mjet shpërthyes komuna në veri të Mitrovicës nga persona të dyshuar.