Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në rajonin e Moskës në Rusi.

Në deklaratën me shkrim të Komitetit Hetimor Rus thuhet se vazhdojnë hetimet për zjarrin që shpërtheu dje në një ndërtesë në rajonin e Moskës.

Zjarri ka shpërthyer në katin e 5-të të ndërtesës dhe më pas është përhapur dhe është konstatuar se 8 persona kanë humbur jetën.

Vazhdojnë hetimet dhe punimet e nevojshme për shpërthimin e zjarrit në ndërtesë dhe se ndër shkaqet e zjarrit mund të jetë lidhja e gabuar e kabllove elektrike./aa