Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mëngjesin e sotëm ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka theksuar nevojën urgjente për deskalim të situatës në veri dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

 

 

Ajo ka paralajmëruar se më vonë do të flet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

 

Përndryshe, Ursula von der Leyen ka takuar sot edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës që ky i fundit po bën në Bruksel.