Katër shqiptarë dhe një shtetas rumun janë arrestuar nga policia spanjolle, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal evropian më aktiv në vitet e fundit.

 

Garda Civile ka arritur të arrestojë pesë anëtarët e një grupi të specializuar për grabitje banesash, nga të cilët vidhnin bizhuteri dhe para, me një shkallë të lartë lëvizshmërie në vende të ndryshme të Europës. Hetimi ka pasur bashkëpunimin e Policisë së Sigurisë Publike të Portugalisë dhe Policisë së Shqipërisë, nën koordinimin e Europolit.

 

Pesë të arrestuarit, katër persona me origjinë nga Shqipëria dhe një i pesti nga Rumania, banonin në Spanjë prej një dekade, të cilët jetonin në adresat: Arganda del Rey (M), Torrejón de Ardoz (M), Coslada (M). Seseña (Toledo) dhe Sant Lucar de Barrameda (Cádiz).

 

Këta njerëz ishin të koordinuar dhe organizuar në mënyrë të përkryer për të kryer fushata për të vjedhur.

 

Grupi i shpërbërë vepronte në fushata që zgjasnin një ose dy javë. Ata pikasnin objektivin e tyre në shtëpitë e një familjeje të vendosura në prona të izoluara banimi.

 

Më parë kanë marrë me qira një banesë rurale, ku kanë qëndruar disa ditë. Gjatë kësaj kohe ata kanë përzgjedhur banesat, kanë studiuar oraret e viktimave dhe kanë kryer grabitjet.

 

Deri më tani, falë hetimeve është zbuluar përfshirja e këtij grupi në rreth pesëdhjetë grabitje që ndodhën në shtëpi në Madrid, Alicante dhe Jaén, dhe pjesëmarrja e tij në një valë grabitjesh të kryera në mesin e vitit 2022 në Portugali është gjithashtu duke u hetuar.

 

Janë kryer 6 kontrolle në shtëpi, ku janë gjetur një sasi e madhe sendesh të vjedhura, përveç një automjeti dhe parash.

 

Të arrestuarit, të gjithë nga mosha 29 deri në 38 vjeç, akuzohen për veprat penale të grupit kriminal, vjedhje banesash të banuara dhe falsifikim dokumentesh. Pas dorëzimit pranë Autoritetit Gjyqësor kompetent, ata janë futur në burg.