Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kanë bërë që sipërfaqja e liqenit të Pukës të ngrijë.

 

Bashkia e Pukës ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, ndërsa i bën apel banorëve të mos hipin mbi sipërfaqen e tij.

 

“Si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero liqeni ka ngrirë, ndaj  jeni të lutur të shmangni hipjen mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit, pasi është me mjaft rrezik sidomos për fëmijët”, thekson bashkia.

 

Ditët e para të shkurtit kanë shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, të shoqëruara me reshej dëbore dhe ngrica.