Nga përgjimet e kryera nga autoritetet italiane kanë dalë në dritë detaje të mënyrës sesi dy vëllezërit Gjergj dhe Alfred Luli “importonin” drogën nga Shqipëria, për ta shitur më pas tek klientët e tyre në Itali, disa shqiptarë, por edhe sllovenë, serbë e shtetas të tjerë.

 

Në dosjen voluminoze hetimore zbulohen emrat e të gjithë personave të implikuar në këtë rrjet ndërkombëtar trafiku, për të cilin vetëm në vendin tonë janë lëshuar 21 urdhërarreste.

 

Në një nga bisedat telefonike të përgjuara, shtetasi Gjergj Luli komunikon me dy shqiptarë të tjerë, Denis Shehu dhe Saimir Prenga, për një sasi lënde narkotike të cilën ky i fundit e ka porositur nga Luli. Në bisedë ata shpjegojnë se ishin marrë me shkarkimin e një sasie të madhe kanabis dhe se i kishin paguar shoferit të kamionit mbi 70 mijë euro për fshehjen e drogës nën thasët me patate.

 

Saimir Prenga: Kur ishim me Gjergjin kemi bërë shumë punë

 

Gjergj Luli: Dolëm si raketa, andej e këtej, pritëm kamionët me sallatë, me patate.

 

Saimir Prenga: Qesh…

 

Gjergj Luli: Në mes të rrugës si shk…… Ej Denis, ishin nja dy shoferë që më vinte keq, e mban mend sa erë të keqe vinin?

 

Saimir Prenga: Po sigurisht…

 

Gjergj Luli: …. si të kishin 8 muaj në shpellë

 

Denis Shehu: Ere e keqe?

 

Gjergj Luli: Më keq vëlla

 

Saimir Prenga: 20 kilogramë patate … 20 ton patate dhe nën patate kishte (lënda narkotike)… hymë të dy dhe hapëm një vrimë (te vendi i posaçëm i kamionit) … dhe unë po të thosha për këtë, i numërove?

 

Denis Shehu: ….

 

Gjergj Luli: Imagjino, morëm kamionin, e çuam në një vend fillimisht, o Denis në mes të rrugës dhe ai nuk hynte, bëmë kamionin të kthehej në mes të rrugës me “gjëra” brenda dhe ne bënim si k… kthej këtëj e kthej andej

 

Saimir Prenga: Sikur të ishim në Shqipëri

 

Gjergj Luli: Pastaj më vonë shkoja te makina dhe fikja telefonin, pastaj e ndizja. Ata na shkruanin “a ka ardhur?”. Shokët na thërritën të ndërronim vendim. Shkuam në një magazinë, imagjino aty ishte roja që kishte vjedhur çelësin e magazinës, një magazinë e braktisur. E lamë kamionin dhe pasi hoqëm patatet më hodhi këtë duke thënë “i numërove”… Dola jashtë, futa qeset dhe pashë për të zinjtë (i referohet efektivëve të policisë italiane).

 

Pjesë nga përgjimet e zbardhura në dosjen hetimore