Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e SPAK të koduar “Coast to Coast”, ku janë lëshuar 21 urdhër arreste.
“Grup kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, me episode nga Siria në Shqipëri, nga Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria-Itali etj”- tha ai.
Për këtë operacion SPAK, bashkëpunoi me prokurorinë e Firencës nën kordinimin e Eurojust.
Ndër të tjera Mara bëri me dije se kanë nisur hetimin për 21 anëtarët e grupit kriminal ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti.
Mes tyre mësohet se mes të arrestuarve është dhe një polic nga strukturat e kufirit Shkodër i identifikuar si Marash Gjoni.