Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një pallat të pabanuar në Tiranë. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se e reja mund të ketë ndërruar jetë për shkak të mbidozës së lëndëve narkotike.

 

 

Informacion paraprak

 

 

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

 

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.