Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka aksidentuar me automjet një shtetas.

 

Në pranga u vu A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 55 vjeçe.

 

Policia tha se e aksidentuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.