Një 50-vjeçar është vënë në pranga për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës.

 

 

Autorit me inciale D. Ç, banues në Vlorë, iu sekuestruan një kilogramë kanabis dhe aparati celular.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi i plotë: 

 

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

 

Sekuestrohen 1 kg kanabis, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-D. Ç., 50 vjeç, banues në Vlorë.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas dyshohet se do ta shpërndante në doza, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.