Sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së në rrënojat e mininëndetëses Titan që shpërtheu ditë më parë janë gjetur mbetje njerëzore.

 

Pjesë nga kjo nëndetëse janë nxjerrur të mërkurën në Kanada.

 

Zyrtarët thonë se pjesa e cila është nxjerrur i përket pjesës së pasme të kësaj mininëndetëse.

 

Profesionistët mjekësorë amerikanë do të kryejnë analizë zyrtare të mbetjeve të supozuara, thuhet në deklaratën e Rojës Bregdetare.

 

Agjencia është në fazat e hershme të një hetimi për shkaqet e katastrofës. Bordi Detar i Hetimit të Rojës Bregdetare (MBI) do të transportojë provat në një port amerikan për analiza dhe testime të mëtejshme.

 

Kreu i MBI-së, kapiteni Jason Neubauer, tha në një deklaratë se "kishte ende një punë të konsiderueshme për t'u bërë për të kuptuar faktorët që çuan në humbjen katastrofike të Titanit dhe për të ndihmuar që një tragjedi e ngjashme të mos përsëritet".

 

"Unë jam mirënjohës për mbështetjen e koordinuar ndërkombëtare dhe ndërinstitucionale për të rikuperuar dhe ruajtur këtë dëshmi jetike në distanca dhe thellësi ekstreme në det," tha kapiteni Neubauer.

 

Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo u shpërtheu rreth 90 minuta pasi ishte zhytur  për të parë rrënojat e anijes Titanik e mbytur në vitin 1912 e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m (12,500 këmbë) në Atlantikun verior.

 

Pasagjerët ishin kreu i OceanGate, i cili organizoi zhytjen, 61-vjeçari Stockton Rush; Eksploruesi britanik Hamish Harding, 58 vjeç; Shahzada Dawood, 48 vjeç, dhe djali i tij, Suleman Daëood, 19 vjeç; dhe zhytësi francez Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeç.