Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës po vijojnë në të gjitha lotet e saj, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të projektit.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se brenda muajit korrik përfundon montimi i trarëve në lotin e II të Unazës Verilindore të Tiranës.

 

“Në Unazën Verilindore Loti II, ka filluar montimi i trarëve ku tashmë janë vendosur 24 trarë dhe pritet që këto punime të përfundojnë brenda muajit korrik”, bën të ditur ARRSH.

 

Autoritetet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

 

Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

 

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.

 

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.