Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit, por ajo u kërkon bankave tregtare të bashkëpunojnë dhe të mbështesin bizneset që po humbin nga ky kurs.

 

Bankat duhet të mbështesin bizneset në kontratat e ardhshme, në mënyrë të mbrohen nga luhatjet e tregut valutor. Kjo është thirrja e Guvernatorit Gent Sejko për drejtuesit e bankave tregtare në vend.

 

Në takimin e përbashkët, Sejko iu kërkoi edhe gatishmëri më të madhe për kreditimin e sektorit privat, për t’i rezistuar sa më mirë këtij momenti, kur kursi i këmbimit të valutave të huaja është në nivelet më të ulëta përballë lekut.

 

Nga ana tjetër, Sejko vlerësoi se forcimi i lekut ka rritur interesin për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare.

 

Pjesë e diskutimit me Shoqatën e Bankave ishte edhe Bankingu i Hapur, përgatitja e një ligji të ri për bankat, në përputhje me direktivat e BE-së, dhe zgjidhja e kërkesës së bankave për minimumin e mjaftueshmërisë së kapitalit prej 8%.

 

Po ashtu, drejtuesit bankarë, folën edhe për studimin i opsioneve për primin e sigurimit të depozitave, në varësi me detyrimet që rrjedhin nga procesi i përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së.