Aspartami, një nga ëmbëlsuesit artificialë më të përhapur në botë, ka gjasa të jetë një substancë kancerogjene, sipas një njoftimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që pritet ta shpallë muajin e ardhshëm.

 

Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë njoftimi pritet të sjellë përçarje të madhe në industrinë ushqimore.

 

Aspartami, i cili përdoret në produkte nga pijet e gazuara dietike deri te çamçakëzët dhe pijet pa sheqer, do të renditet në korrik si një “substancë kancerogjene e mundshme ” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i djathtë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për kancerin, sipas burimeve të njohura.