Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Parrucë” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur kështu shuarjen e flakëve që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike dhe më pas zjarri është përhaur edhe në pajisjet e gazit në banesë.
Për shkak të tymit të madh që mbuloi zonën, një qytetar është asfiksuar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku iu dha ndihma e parë dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.