Rusia ka evakuuar fëmijët nga jetimoret në zonat e luftës në Ukrainë, ka pohuar ministri i jashtëm rus, Sergei Lavov gjatë një konference për shtyp.

 

 

Sakaq ai akuzoi Perëndimin për një “qasje skizofrenike” ndaj luftës.

 

Kujtojmë që gjatë marsit, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti për Vladimir Putin dhe komisionerin rus për fëmijët, duke i akuzuar ata për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.

 

Lavrov akuzoi gjithashtu Perëndimin për hipokrizi për sulmin ndaj Rusisë lidhur me shkeljet e supozuara të të drejtave të njeriut në Ukrainë, ndërsa, sipas tij, injoroi deklaratat “raciste” të autoriteteve ukrainase për vrasjen e rusëve.