297 bimë kanabis janë sekuestruar nga policia e Tropojës në kuadër të një operacioni antikanabis të koduar ‘Bjeshkët e Nemuna’.

 

Nga kontrolli i policisë në zonat e thella malore, me ndihmë edhe të dronëve, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia ka hetuar në gjendje të lirë kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin P. U., për dyshime për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

 

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.