Safet Gjici i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve vendorë, ka ankimuar masën e “arresit me burg”.

 

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Gjici i është drejtuar Apelit për prishje të vendimit të Shkallës së Parë.

 

Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në Gjykatën e Apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

 

Lidhur me kërkesën për ndryshim mase, pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.

 

Safet Gjici u arrestua më 24 Qershor me akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

 

Pas arrestimit të tij në lidhje me video-skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së Bashkisë Kukës, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar vajzën që shfaqet në video, Alma Kaçin për të realizuar atë.