Një 36-vjeçar është procedurat penalisht, pasi akuzohet se prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhonte.
Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. K., banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.
Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Foto Xhavella”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin L. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike””, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.