Erërat e forta në Sidnei vazhdojnë të shkaktojnë kaos udhëtimesh, me linjat ajrore që paralajmërojnë për probleme të mëtejshme me nisjet dhe pasagjerët në një fluturim nga Honolulu janë shtruar në spital për shkak të turbulencave të rënda në avion.

 

 

Sipas The Guardian, ka mundësi që sot  siç ndodhi dje të mbyllen pistat në aeroportin e Sidneit, pasi kontrollorët e trafikut ajror i frikësohen rritjes së intensitetit të erërave.

 

Më shumë se 100 fluturime janë anuluar dhe shumë të tjera janë vonuar të premten, për shkak të erërave të forta që kanë detyruar zyrtarët të kufizojnë funksionimin e aeroportit në një pistë të vetme.

 

Sot, ditën e parë të pushimeve të shkolls në Australi, më shumë se 20 fluturime u anuluan para orës 9 të mëngjesit, ndërsa linjat e prekura janë kryesisht të brendshme.

 

Të premten, një fluturim i Haëaiian Airlines që udhëtonte nga Honolulu në Sydney hasi në “turbulenca të papritura” rreth 5 orë pas ngritjes. Katër pasagjerë dhe tre stjuardesa kërkuan kujdesin e një mjeku në bord, i cili ishte në kontakt me stafin mjekësor tokësor.

 

 

Airbus A330 me 163 pasagjerë u ul i sigurt në aeroportin e Sidneit në orën 19:45. 12 persona morën trajtim mjekësor dhe 3 pasagjerë u dërguan në spital me lëndime, përfshirë dhimbje të forta shpine.