Theksohet se në vitin 2020 janë lëshuar 11.652 urdhra ndalimi në vend për shkak të dhunës ndaj grave dhe se ky numër është rritur në 15.115 në vitin 2023.
Në raport thuhet se ndalesat më të shumta u zbatuan në kryeqytetin Vjenë.
Frauenring, një organizatë austriake ombrellë për të drejtat e grave, përmes një deklarate ka kërkuar parandalimin e rritjes së dhunës ndaj grave.
Ajo i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për parandalimin sa më parë të dhunës ndaj grave.
Po ashtu u theksua rëndësia e ndërmarrjes së hapave konkrete dhe sigurimit të një buxheti dhe personeli serioz.
Gjithashtu thuhet se për parandalimin e dhunës ndaj grave në këtë fushë duhet të sigurohet një buxhet vjetor prej 250 milionë eurosh dhe të paktën 3.000 punonjës.
"Çdo grua në vend duhet të jetojë e sigurt", thuhet më tej.
Në lidhje me këtë, organizata paralajmëruan një demonstratë në Vjenë për të premten.
Javën e kaluar, gjashtë gra u vranë në tre incidente të veçanta në Austri./aa