Bora dhe Donald vijojnë të jenë ndër çiftet më të dashura të publikut. Dyshja është e ndjekur kudo në të përditshmen e tyre, duke shijuar bashkë me ta këtë histori të bukur dashurie.

 

Gjatë këtyre muajve janë përfolur shpesh për një bebe, por a është një dasmë në planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? Për këtë është pyetur Romeo në një intervistë për “Pushime on Top” gjatë dasmës së Elgit Dodës.

Duke zbuluar se vetë është beqar, aktori tha se u thotë shpesh Borës dhe Donaldit të bëjnë një dasmë, por shtoi se deri tani nuk po e dëgjojnë.

 

“Do vdisja po të shihja Donaldin dhe Borën duke u martuar. Unë iu them shpesh ‘Pse nuk e bëni një dasmë?’. Nuk e di nëse e kanë në plan, mua nuk po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.

 

Dyshime të shumta u krijuan në rrjetet sociale ditët e fundit rreth një dasme të mundshme mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit. Shkak u bë një koment i mikeshës së ngushtë të moderatores, Semi Jaupajt.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe disa detaje nga filmi, ndërsa u shpreh se dyshja do jenë protagonistët kryesorë në këtë film. “Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë”, u shpreh Donaldi.

 

Sakaq, një shtatzëni e mundshme e Bora Zemanit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në ditët e fundit. Shkak është bërë një video e moderatores me partneren e saj, Donaldin në një event publik në kryeqytet ku ky i fundit i prek barkun asaj.

 

Por vetë Bora ka hedhur poshtë zërat për një fëmijë. Ajo u shpreh se planet mes tyre janë bërë edhe në këtë drejtim por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

"Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo. Bora është nënë e një djali, Arborit nga martesa e saj e parë me DJ e njohur Vin Velin. Dyshja ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin.