Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti për një takim Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Takimi u mbajt në Pallatin Vahdetin në Istanbul dhe ishte i mbyllur për media.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalın, dhe ambasadori amerikan në Ankara, Jeffrey Flake.

Blinken, në kuadër të vizitës së tij në Türkiye, gjatë ditës së sotme pati një takim me shefin e diplomacisë turke, Fidan./aa