Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45 personave të ndaluar në saj të operacionit të koduar “Rrjeti” ku u goditën 4 banda të trafikut të drogës.

 

Prokuroria kërkon të caktohet masa ‘arrest me burg’ për 37 nga të ndaluarit, ‘arrest shtëpie’ për 5 nga të ndaluarit dhe ‘detyrim paraqitje ‘3 persona’.

Katër grupet kriminale, u goditwn në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Tw ndaluar janw 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. 29 prej tyre po hetohen në gjendje të lire, ndërsa në kërkim janë shpallur 7 të tjerë. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit. Ndërkohë, 45 të ndaluarit u transferuan në Tiranë.  

 

Grupet kriminale, sipas drejtorit të policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Hetimet për megaoperacionin kundër trafikut të drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendet ku sigurohej lënda narkotike ishin Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

 

Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

 

45 të ndaluar nga policia

 

Joni Hasnjoku

Durim Novaku

Hysni Sadushi,

Arsen Vishkulli, 

Emiljan Dinja,

Ledi Nergjoni,

Erist Skilja 

Gazmir Panxhi

Gentjan Shabani

Florenc Demiri

Gavrosh Berati

Rigert Kokoneshi 

Ferdinand Sadushi

Ahmet Kushi  

Denis Darzeza

Florenc Puto

Storado Sadushi 

Emre Puro

Rezarta Isufaj,

Shpetim Myrta

Edor Hasanllari

Andrea Gugu

Armando Buzani

Erind Hoxha

Ilirjan Kume

Sali Isufaj

Klajdi Isufaj

Igli Merko 

Hekuran Gjeli 

Xhuljano Gjyla

Enea Hysenbelli 

Leonard Tola

Aldo Gjeli

Esmirand Lici

Xhulio Lluca

Armand Lluca 

Oltjon Çela 

Sara Çepi

Xhevit Bogdani

Taulant Novaku

Amarildo Sallaj

Romarjo Bora 

Rudolf Korumi 

Mariglen Hida

Fatmir Durbaku