Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e vogël të Tiranës.

 

Autobusi i linjës së unazës ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur një fëmijë 12 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

 

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

 

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.