Një makinë ka marrë flakë në lëvizje këtë paradite në Llogora.

 

 

Mjeti tip “Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët në malore. Shkak dyshohet të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike, por edhe temperaturat e larta.

 

Nga Vlora janë nisur zjarrfikëset, ndërsa drejt vendngjarjes po shkon dhe policia e Orikumit.