112 viktima të mundshme trafikimi janë identifikuar vetëm për gjatë vitit 2022 në Shqipëri.

 

Në qendrat pritëse ku ata strehohen për t’u riintegruar në shoqëri duket se kapacitete mungojnë për të pritur një fluks të shtuar që mendohet se do të ketë përgjatë 2023, referuar rasteve që prite të kthehen nga Britania e Madhe.

 

Ekspertët thonë se viktimat e trafikimit nuk shfrytëzohen vetëm jashtë Shqipërisë, por edhe brenda saj. Ata referojnë se një numër gjithmonë në rritje po identifikohen nga njësitë e lëvizshme të ngritura në Dibër, Shkodër, Kukës , Berat, Lezhë,  Shëngjin, Vlorë dhe Durrës.