Ushtria izraelite ka kryer një operacion masiv ushtarak në kampin Jenin në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor.

 

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit të paktën shtatë palestinezë janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur. Operacioni nisi me disa sulme me dronë.

 

“Ka bombardime nga ajri dhe sulm nga toka.Disa shtëpi janë bombarduar… tym ka gjithandej”, tha për AFP-në, Mahmoud al-Saadi, drejtor i Gjysmëhënës së Kuqe palestineze në Jenin.

Forcat mbrojtëse të Izraelit thanë se kanë sulmuar “infrastrukturën terroriste në zonën e Jeninit”.

 

Ndërkaq, shtatë ushtarë izraelitë dhe policë kufitarë u plagosën në atë operacion.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar që nga viti i kaluar.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor në luftën gjashtëditore më 1967.