Ushtria spanjolle po zhvendos një sistem të mbrojtjes ajrore të stacionuar në Letoni, në Lituaninë fqinje për të ndihmuar në mbrojtjen e samitit të NATO-s, që do të zhvillohet javën e ardhshme, në Vilnius.

 

“Ne mund të konfirmojmë se Spanja po kontribuon në sigurinë e samitit të NATO-s, në Vilnius me një njësi të mbrojtjes ajrore NASAMS”, tha ambasada spanjolle.

 

Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik.

 

Gjermania ka transferuar njësitë e mbrojtjes ajrore “Patriot” në Lituani për të siguruar mbrojtjen e samitit.

 

NASAMS, ose sistemi kombëtar i avancuar i raketave sipërfaqe-ajër, u prodhua bashkërisht nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Sistemi është projektuar për të kundërshtuar sulmet nga ajri me drone, raketa ose avionë.