Në sheshin "Times" të New Yorkut në SHBA u mbajt aktivitet përkujtimor për viktimat e tërmetit në Türkiye.

 

Në aktivitetin e mbajtur në sheshin "Times" turqit që jetojnë në SHBA ndezën qirinj dhe përkujtuan viktimat e tërmetit.

 

Turqit të cilët u mblodhën para statujës George M. Cohan një prej simboleve të sheshit "Times", ndezën qirinj për personat që kanë humbur jetën dhe vendosën karafila në zonën e mbushur me flamuj turq.

 

Në aktivitet morën pjesë biznesmenë amerikano-turq, studentë, turq që jetojnë prej një kohe të gjatë në SHBA si dhe shumë të huaj.

 

Po ashtu në aktivitet u mbajt qëndrim në heshtje për nder të personave që kanë humbur jetën në tërmete si dhe u intonua himni kombëtar.

 

Me qëllimin për të krijuar ndërgjegjësim, në aktivitet u bënë thirrje për mbështetje urgjente për të prekurit nga tërmeti./AA