Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka zbarkuar në Tiranë në aeroportin e Rinasit ku është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama.
Clinton së bashku me delegacionin e tij mbërritën në Tiranë mesditën e sotme në kuadër të një vizite diplomatike me ftesë të qeverisë shqiptare.
Ish-Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, Clinton do të marrë dekoratën “Ylli i mirënjohjes për arritjet publike”, ndërsa në orën 19:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes së tij.
Clinton, një emër i dashur për shqiptarët, pas mbështetjes së tij për Kosovën gjatë luftës do të ketë takime me liderët kryesorë shqiptarë, teksa do të vizitojë dhe disa vende në Shqipëri.
Ndërkohë që vizita e Bill Clinton, njeriu që udhëhoqi fushatën bombarduese ndaj Serbisë ka një tjetër rëndësi në këto kohë tensionesh në veri të Kosovës.