Pasagjerët britanikë kishin filluar të frikësohen se ky ishte fundi i tyre, kur një pasagjer i dehur tentoi të hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit nga Turqia në Britani të Madhe.

 

Aeroplani i aviokompanisë Jet2 që ishte nisur me pushues nga Glasgow drejt Bodrumit të Turqisë, është detyruar të bëjë ulje emergjente në Bullgari gjatë mbrëmjes së kaluar.

 

Me të aterruar në pistë, policia në Sofie u futën brenda dhe arrestuan pasagjerin e dehur që krijoi një situatë kaotike brenda fluturakes.

 

Por gjithçka filloi kur pasagjerët vërejtën lëvizjet e dyshimta të burrit të dehur, të cilin kur e kuptuan se po ua rrezikon jetën e kishin përplasur për tokë dhe kishin alarmuar personelin në aeroplan.

 

Në videon amatore shihet burri i përplasur për tokë dhe që i reziston arrestimit derisa e nxjerrin nga fluturakja, kurse pasagjerët vazhdimisht e fyejnë.