Të paktën 2.802 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra janë lënduar në Siri nga tërmetet e fuqishme me qendër në Türkiye-n jugore që goditën rajonin më të gjerë herët të hënën, sipas shifrave të përpiluara sot.

 

Ministria e Shëndetësisë e regjimit sirian tha se të paktën 1.262 njerëz kanë humbur jetën dhe 2.285 të tjerë janë lënduar në provincat Halep, Latakia, Hama dhe Tartus.

 

Ndërkaq, të paktën 1.540 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 2.750 të tjerë janë lënduar në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë, sipas Mbrojtjes Civile Siriane./AA