Një tjetër lojtar largohet nga Europa duke iu përgjigjur sirenave të Arabisë Saudite. Ai është Joao Pedro Neves Filipe, i njohur me emrin, Jota .

 

Sulmuesi portugez 24-vjeçar largohet nga Celtic dhe nënshkruan një kontratë trevjeçare me Al Ittihad, në të cilën do të gjejë dy bashkëlojtarë mjaft të famshëm si Benzema dhe Kante. Rreth 30 milionë euro shkojnë për skuadrën skoceze për transferimin.