Ndeshja mes Newcastle dhe Liverpoolit në Premier Ligë u hap me një homazh për ish-futbollistin ganez,Christian Atsu i cili humbi jetën në tërmetin tragjik në Turqi.

 

 

Pasi u konfirmua vdekja e tij, ish-lojtari i Çelsit u nderua në stadium duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të tij.

 

Momenti i homazhit ishtë rrëqethës pasi në stadium ndodhej edhe bashkëshortja Marie-Claire Rupio, e shoqëruar nga fëmijët e tyre.

 

Gjithashtu edhe lojtarët e të dyjavë ekipeve duartrokitën dhe i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për Atsun.

Rikujtojmë që 31-vjeçari ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha si Çelsi, Porto, Everton etj.