Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vite burgim për Fredi Rrushin, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Rruzhdi Hoxhës.

 

Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit ndodhi në tetot të 2021, në Tiranë. Trupi i pajetë i biznesmenit Hoxha u gjet në zonën e Qafë Mollës në malin e Dajtit.

 

Mbi Fredi Rrushin janë ngritur akuzat për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, fshehje ose asgjësim i kufomës, të gjitha këto në total 23 vite burgim.

 

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, me aplikimin e uljes së 1/3 së dënimit, Prokuroria kërkoi në përfundim 18 vite burg për Fredi Rrushin.

 

Ndërsa për vëllain e tij, Pajtim Rrushi, kërkoi 1.6 vite burgim për akuzën e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.