Arrestohen dy të rinj të shpallur në kërkim nga policia, pasi qëlluan me armë në ajër në Elbasan.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 15.07.2023, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar në ajër, me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën 2 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast, E. Ç., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” dhe H. M., 23 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që këta shtetas të procedohen në gjendje të lirë.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. Ç., 28 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qenë e pranishme në këtë konflikt dhe nuk ka kallëzuar në Polici. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet me të cilët kanë qarkulluar shtetasit e përfshirë në konflikt.