Universiteti i Oksfordit i dhuroi 98 lopë fisit Masai të Kenias si kompensim për vjedhjen e disa veprave të artit nga anglezët gjatë periudhës koloniale.

 

Zbulimi për këtë vjedhje u bë rreth 5 vjet më parë, atëherë kur një anëtar i këtij fisi shkoi për të vizituar “Pitt Rivers Museum” në Oksford. Ai vuri re aty koleksionin e veprave të artit të vjedhura nga të parët e tij dhe i kërkoi universitetit t’i kthente ato.

 

 

Megjithatë, drejtoresha e studimeve muzeale në Oksford, Laura Van Broekhoeven, ka pranuar se vetëm 5 nga 148 artefaktet Masai janë marrë në mënyrë të paligjshme. Në anën tjetër, Patrick Ntutu, një drejtues lokal në Kenia, ka thënë se ka dyshime të forta se pronarët e atyre artefakteve janë vrarë ose janë gjymtuar përpara se t’i vidheshin sendet me vlerë.

 

Një përfaqësues i fisit Masai, i quajtur Seka ole Sululu, ka thënë se nuk kanë bërë asnjë padi për këtë vjedhje pasi synojnë të arrijnë një marrëveshje. Ata i kanë pranuar 98 lopët, por e vlerësojnë si të pamjaftueshme dhe presin një dëmshpërblim më të drejtë.