Rusia pretendon se Ukraina po planifikon një sulm terrorist në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhya. Alarmi është ngritur nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

 

Ajo theksoi se presidenti i Ukrainës, së shpejti do të nisë një sulm terrorit në termocentral.

 

“Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky do të nisë një sulm terrorist në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya. Do të ketë pasoja në të gjithë botën”, ka thënë Maria Zakharova.