Një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni në Durrës është vënë në pranga.

 

 

Dyshohet se 38-vjeçari Tajar Vrenozi nga Fieri kanoste shtetasen V. M., për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.

 

 

Në pranga është vënë edhe një 28-vjeçare nga Tirana e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.